Baton Haxhiu godet Memli Krasniqin: Doli e arsyetoi pafuqinë e vet

Baton Haxhiu godet Memli Krasniqin: Doli e arsyetoi pafuqinë e vet

Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Krasniqi, i cili sot në një konferencë për media “fajësoi” partitë opozitare për dështimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Haxhiut, Krasniqi sot doli për të arsyetuar pafuqinë e vet.

“Doli për të arsyetuar gabimin politik, pafuqinë e vet dhe doli për të fajësuar në njëfarë mënyre opozitën për faktin që s’ishte e gatshme që të hyjë në lojën politike të tij dhe jo për të fituar zgjedhjet, por për të dalë PDK e dyta”, tha Haxhiu për Memli Krasniqin.

“Fakti që fajëson opozitën duke e amnistuar vetën, në njëfarë mënyrë akuzoi opozitën që sjanë të gatshëm ta rrëzojnë këtë qeveri të keqe për arsye se janë e pasigurtë në fuqinë e tyre politike dhe në të ardhmen e tyre”, tha tutje gazetari Haxhiu.

“Ky arsyetim i pafuqisë së tij, ju nënshtrua qëllimshëm mashtrimit të Albin Kurtit, i cili ska pas dëshirë të shkojë në zgjedhje por të humb gjurmë nga një moment politik dobësie që bëri gjëra të pabëshme politikisht”, tha ai në Pressing.

Shpërndaje në: