Batatina tregon nëse do ta linte Llapin për një skuadër tjetër të Superligës, zbulon ofertat që sapo i ka refuzuar
Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka siguruar se ai do të jetë trajner i kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm.
Këtë konfirmim Batatina e bëri gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës kundër Dritës e cila zhvillohet të enjten.
I pyetur nga KosovaPress nëse ka një skuadër nga Superliga e Kosovës që mund ta joshte dhe të bënte që ai t’i ndante rrugët me Llapin, Batatina tha se në futbollin kosovar nuk ka skuadër më të kompletuar se skuadra e tij.
Ai po ashtu bëri të ditur se ka refuzuar oferta nga klubet e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Turqisë.
Batatina: Kam refuzuar oferta nga klube jashtë Kosovës
“Për momentin nuk kemi një skuadër në Kosovës që është më top se sa Lllapi. Tani për momentin të gjitha kanë mbetur poshtë, i kemi kaluar me shkallë, ne jemi në katin e pestë, këta janë në katin e dytë me infrastrukturë me gjithçka kështu që problem e kanë. Unë publikisht dua ta bëjë që kam pasur oferta edhe në Kampionatin e Maqedonisë pikërisht tani tek skuadrat tona shqiptare atje kam refuzuar. Kam pasur edhe oferta në Ligën e Parë të Turqisë, kam refuzuar, do të thotë për momentin jam i lidhur me Llapin dhe do ta bëjë maksimumin me Llapin dhe do ta bëjë maksimumin me Llapin. Mendoj që Llapi ende do të organizohet, Llapit i nevojiten që t’i sjellë titull të kampionit dhe pa e sjellë titullin e kampionit në Llap unë nuk mendoj të bëjë lëvizje. Atëherë kur t’i sjellë edhe titullin e kampionit do të mendojmë se si do të vazhdojmë më tutje”, tha Batatina.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.