Batatina reagon pas eliminimit nga Kupa: Përgjegjësinë e marrë unë, qentë lehin e karvani ecën
Tahir Batatina ka reaguar pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, duke theksuar se përgjegjësinë e merr vetëm ai.
Llapi u eliminua në 1/8 e finales së kësaj gare, pasi u mposht nga Trepça ’89 me rezultatin 4:3.
Kjo ndeshje ishte një nga më të përmendurat nga kjo fazë e Kupës, për shkak të një lëshimi amatoresk, me llapjanët që bënë shtatë zëvendësime.
Batatina nuk e ka komentuar ende këtë rast, por ai sonte bëri një postim ku mes tjerash tha se “unë e marrë përgjegjësinë për të gjitha dështimet”.
Trajneri nga Podujeva nuk la pa “thumbuar” as ata që ai i konsideron kundërshtarë, duke shkruar se “ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet”.
Postimi i plotë nga Batatina:
“Forca djema, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për sukseset e klubit. Ne jemi edhe më të fortë dhe të vendosur për sukseset e radhës. Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet”.
Forca djema, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për…
Posted by Tahir Batatina on Monday, February 5, 2024