Batatina për ikjen e futbollistëve të rinj: Kosova është vendi ku një ditë do të varrosesh si hero i sportit dhe si lojtar i shtetit tënd
A po ‘shtjerrohet’ kombëtarja e Kosovës nga futbollistët e rinj që po largohen e disa nga ta që nuk po pranojnë të luajnë për vendin e tyre.
Nga dhjetra raste në të shkuarën, u rikthye prapë tema e largimit të futbollistëve të rinj. Rastin më i ‘njomë’ është ai i futbollistëve kosovarë Adrion Pajaziti dhe Mendon Berisha qe shkuan drejtë kombëtares U21 të Shqipërisë, shkruna Periskopi. Kush po i bind ata që ta lënë Kosovën, a ka ndikuar familja te ta, FFK a po e kryen punën me përkushtim në këtë drejtim. Periskopi ka biseduar gjatë me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina për të marr përgjigje në këto pyetje mjaft shqetësuese për të ardhmen e Kombëtares sonë.
Trajneri Batatina fillimisht tha se lojtarët e tillë nuk janë rrit në frymën e shtetit dhe se nuk ka se si ta ndjejnë atdheun.
“Po mendoj që ata nuk janë rrit në frymën e shtetit, ata nuk kanë ndjenja për atdheun dhe vendin sepse nuk ka pasë kush t’i përgatis në frymen e një personaliteti integriteti, lojaliteti , guximin personal, vetëmohimin që janë disa vlera njerëzore për një personalitet çfarëdo niveli. Tek këta ka mungu fryma e atdheut dhe këtë përgjegjësi e mban familja e tyre ku ndoshta ma shumë i ka kushtu rëndësi mjeteve financiare sesa të jesh një personalitet me zemër atdhetari. Koha ikë shpejt, mjetet financiare një ditë mund edhe mos t’i kesh, por respekti dhe vlera e lojtarëve që mbrojnë ngjyrat e shtetit të vetë dhe sidomos Kosoven, janë të mëdha ku dihet nëpër çfarë periudhe kemi kaluar ne si popull. Lojtarët që pranojn shtetin e vetë janë luftëtar të vendit sikur ata që luftuan me pushkë në dorë, sikur këta që i mbrojnë ngjyrat e shtetit e na bëjnë krenar. Këta deri në vdekje do ta kenë respektin e të gjitha gjeneratave sepse për ta ka vlerë shteti dhe vendi ku u rriten të paret e tyre, baballarët gjyshët dhe katragjyshët dhe kjo i bën këta heronj të gjallë të Kosoves”, tha trajneri i Llapit.
Tutje ai përmendi emrat e futbollistëve që aktualisht janë te Kosova dhe tha se do të futen në historinë e një Kombtarje të re. Madje përmendi edhe fjalinë se “guri i rëndë peshon në vend të vetë”.
“Jam i lumtur që si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Zeneli, Valoni, Paqarada, dhe shumë talenta tjerë që janë të Kosova, do të futen në historinë e një Kombtareje të re ku e ngritën e avancuan lartë dhe tash edhe lojtarve nga liga e Kosoves po u jepet hapësirë dhe kësaj here i kemi tre super lojtarë me vlera te mëdha tek Kombëtarja jonë që do të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre. Federata nuk duhet me ju bë lutje askujt që të luajnë për Kosoven, por ata vetë duhet ta ndjejnë fanellen e këtij shteti të formuar me gjak dhe saktificë duke u bërë pjesë e shtetit të tyre. Ata mumd ta zgjedhin edhe Shqipërinë, nuk jemi kunder, jemi dy shtete vëllëzer mes veti por një fjal popullore thotë,” GURI I RËNDË PESHON NË VENDIN E VET TË BABES DHE BABGJYSHIT”, u shpreh ai.
Ndryshe, Batatina nuk e fajëson Federaten e Futbollit e Kosovë për këtë gjendje, ai thotë se zgjedhja varet nga futbollisti dhe Prindrit e tij. FFK-ja mendoj ka bërë mjaft dhe është duke bërë. Këtu nuk duhet të fajësohet FFK, por vetë lojtarët sepse ata me familjet e tyre vendosin se a do ta perfaqësojnë vendin e tyre apo jo. Ai prind që ka lind në Kosovë dhe djali i tij nuk është edukuar se çka është atdheu, ata mendoj unë, se nuk kanë ndjenja të atdheut dhe vendit të vetë. Ata që një ditë e përfundojnë karrierën e futbollit, nuk do të respektohen as një herë nga shoqëria sikurse ata që kanë vesh fanellën e Kosoves, asnjë herë nuk do të harrohen. Për mua janë çlirimtarët e dytë të shtetit, pas UÇK-së, këta djelmosha duhet t’i dojmë të gjithë. Fanellat e tyre ti bartin fëmijët tanë dhe të mësohemi me i dashtë me zemër dhe një ditë kanë me na bë krenarë të gjithëve. Ata që luajnë për Kombëtaret tjera, respekt, por ata për mua janë vetem lojtarë të një shteti tjeter dhe asgjë më shumë për mua. Kërkoj nga i gjithë Komiteti i futbollit që djemtë që e perfaqësojnë Kosoven të i duam të gjithë dhe ata të respektohen si heronjë të vendit tonë. Ata që në atë kohë nuk ishin pranu ne instanca të futbollit evropian dhe botëror ne FIFA dhe UEFA, ishte zgjedhje e kohes kombëtaret tjera. Gjithmon respekt për ta do të kemi ,ndersa këta që pas 22 viteve shtet dhe ikun tek kombëtaret tjera, asnjëherë nuk do ta kenë vlerën e një lojtari, siq e kanë djemtë që i mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosoves”, tregoi Batatina.
Për fund tekniku kosovar tha se Kosova është vendi ku do të varrosesh si hero i sportit dhe si lojtar i shtetit tënd. “Kosova është vendi ku një ditë do të varrosesh si hero i sportit dhe si lojtar i shtetit tënd apo si një qytetar që duhet të respektohet për punen që punon në bashqe dhe kultivon patate. Aq do të ketë vlerë një ditë ai personalitet tek komiteti i sportit dhe shoqëria jonë”, përfundoi Batatina. /Ideal Sufaj/Periskopi/