Batatina pasi mposhti Dritën: Ky është Llapi evropian!

Batatina pasi mposhti Dritën: Ky është Llapi evropian!

Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat 4-1.

Drilon Fazliu hapi llogarinë e golave në minutën e 9’të pas asistimit të Festim Alidemës.

Mysafirët barazuan shpejt duke realizuar me anë të Simonovskit në minutën e 17’të të takimit.

Skuadra e Batatinës shënoi edhe tre gola tjerë deri në fundin e pjesës së parë.

Neto [26′], Shabani [38′] dhe Rivera [43′] shënuan për epërsinë e thellë të llapjanëve.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se skuadra e tij po rikthehet në formë pasi e dinte se ndryshimet do merrnin kohë deri të komponoheshin, duke shtuar se ky është Llapi evropian që e ka potencuar vazhdimisht.

“E kam ditë që kur bën ndryshime duhet kohë për të ardh në nivelin e duhur, mendoj që treguam se ky është Llapi evropian. Organizimi i Llapit është i tillë që gjithmonë duhet të luajë në Evropë. Përndryshe një skuadër që është në vendin e parë e dominuam plotësisht. Llapi tashmë ka marrë formën e vet dhe shpresoj që ta mbyllim sesionin e parë në tre pozitat e para”, tha Batatina.

Shpërndaje në: