Batatina pasi mposhti Dritën: Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut koka ma e lehtë

Batatina pasi mposhti Dritën: Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut koka ma e lehtë

Skuadra e Llapit ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0.

Llapi arkëtoi tre pikë shumë me rëndësi ndaj Dritës falë autogolit të Prince Balde në minutën e 11’të.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kjo ndeshje ka qenë si “supë peshku”, duke iu referuar si të lehtë.

“Kom mendu që supa e pulës osht e lehtë, por e peshkut qenka më e lehtë. Kemi qenë shumë të vëmendshëm, e kemi menaxhu shumë mirë lojën, por gjatë tërë ndeshjes kemi bërë maksimumin. Skuadra tregoi një fytyrë kampioni dhe mendoj që përsëri do ta sjellim trofeun në Zahir Pajaziti, këtu nuk mund të marrë pikë askush”, tha fillimisht Batatina në Art Sport.

“Llapi dëshiron pozitën e dyte, nuk kënaqemi pa qene kampion, nënkampion, ose pa fituar Kupën”, përfundoi Batatina.

Shpërndaje në: