Batatina: Kam rrezikuar kundër Feronikelit
Llapi ka mposhtur Prishtinën në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës me rezultatin 3-2, raporton Insporti.
Skuadra e Tahiri Batatines ka bërë befasi të madhe, duke u kualifikuar për në finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me shifrat 3-2.
Pas fitores, Tahir Batatina deklaroi se ende duhet bërë kujdes maksimal pasi janë edhe 90 minuta lojë, teksa theksoi se rrezikoi shumë personalisht në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Feronikelit, ku pushoj shumë lojtarë kryesor.
“Ishte një fitore e madhe, e rëndësishme. Ndeshjen kthyese duhet të jemi më të kujdesëshëm, pasi Prishtina mund të ndëshkojë, duhet të jemi të vëmendshëm. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit, por ndoshta do të kemi fat që të kemi Llapin evropian për të cilin flas që disa vite” – deklaroi ai.
Golat për Llapin i shënuan Ahmed Januzi (6′, 59′), Kushtrim Shabani 62′, ndërsa për Prishtinën realizuan Albin Prapashtica 66′ dhe Pefqeli 90′.
Siç dihet, ky trofe është bërë më i çmueshëm në vitet e fundit pasi fituesi i saj e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropë.