Batatina i kundërpërgjigjet Munishit: Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit, sidomos kur luan Llapi
Skuadra e Llapit ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultatin 1:3.
Festim Alidema (2) dhe Valmir Veliu shënuan për Llapin, kurse Otto John për Prishtinën.
“Nuk kom mujtë me pa ndeshjen se kam qenë me një syneti” u prononcua shkurt Munishi për Indeksonline, kur u pyet mbi rezultatin e këtij takimi.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka ironizuar në lidhje me këtë deklaratë të Munishit – duke lëshuar një koment në faqen zyrtare të ‘GazetaBlic Sport’.
“Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi”, shkruan Batatina