Batatina flet pas ndeshjes: Llapi nuk largohet asnjëherë nga liga

Batatina flet pas ndeshjes: Llapi nuk largohet asnjëherë nga liga

Batatina flet pas ndeshjes: Llapi nuk largohet asnjëherë nga liga

Llapi pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 33-të në Super Ligë kundër Drenicës në udhëtim. (4-2).

Megjithatë, kjo disfatë nuk duket qe e ka shqetësuar trajnerin e klubit, Tahir Batatina, i cili ka deklaruar me vetëbesim se Llapi nuk do të largohet asnjëherë nga liga dhe se fokusi i tyre është në Kupë.

Ai u shpreh:

“Ndalëm shumë zëra se Llapi po luan me disa skuadra e ekipin e dytë dhe me disa të tjera me ekipin e parë. Luajtëm me ekipin e dytë edhe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë siç është Drenica. Fokusi ynë është te kupa dhe këtë e kam thënë nga fillimi i pranverës. Ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e mbetura, por tifozët e Llapit duhet të jenë të qetë, pasi që Llapi asnjëherë nuk do të largohet nga liga”, deklaroi Batatina.

Pas kësaj humbje skuadra e Llapi zbret në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 39 pikë, vetëm 3 pikë larg “zonës së ftohtë”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: