Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë: A po i kryen hetimet, personi që Peci ia kishte punësuar gruan në APK?

Krimet Ekonomike bastisen të enjten Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural [MBPZHR] të udhëhequr nga Faton Peci, pas raportimeve lidhur me renovimin e objektin që dikur e shfyrtëzonte AAK, e që tash është nën menaxhimin e Ministrisë.
Enis Rrustemi, Periskopi
Gjatë ditës së djeshme, burime të Periskopit bënë me dije se qysh nga ora 10:00 e mëngjesit, njësiti i Krimeve Ekonomike kishte vazhduar aksionin e tyre në kuadër të hetimeve, këtë herë, te objekti ku ndodhej selia e AAK-së.
Burimet tona kanë bërë me dije gjithashtu, se njëri nga hetuesit që ka qenë dje i pranishëm në objektin ku ndodhej selia e AAK-së, dyshohet të jetë Pajtim Kllokoqi.
Kush është Pajtim Kllokoqi?
Pajtim Kllokoqi është hetuesi për të cilën është raportuar edhe më parë, se Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) e cila është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, ia kishte punësuar gruan atij, vitin e kaluar.
Gruaja e hetuesit, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.
Pajtim Kllokoqi, fillimisht kishte qenë njëri ndër hetuesit kryesor të hetimit për korrupsion në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues nëë Sektorin për Hetimin e Korrupsionit.
Ndryshe, hetuesi Kllokoqi siç shihet në bazë të një postimi që është parë, ka një afërsi me ministrin Peci. I njëjti i ka uruar ditëlindjen Pecit, ndërsa ky i fundit ia ka bërë ‘like’ urimin.
Për çka u bastis Ministria e Pecit?
Krejt kjo bastisje ka të bëjë me keqpërdorimet që kishin ndodhur për largimin e mobiljeve që nuk ekzistonin te ish-objekti ku ndodhej Alancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ministria e Pecit kishte paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ku ishte vendosur AAK-ja në bodrumin, në katin e dytë dhe në koridoret e objektit.
Nga aksioni i Krimeve Ekonomike hetuesit policorë shoqëruan të enjten, Bedri Dobrën nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje.
Dobra në vitin e kaluar ishte shpallur punëtori i vitit nga Faton Peci.
Ministri Peci, përmes një videoje dje deklaroi se “kushdo që do luftë me neve, luftë do të ketë. /Periskopi/