Bashkimi Evropian ngre padi kundër AstraZeneca-s

Bashkimi Evropian ngre padi kundër AstraZeneca-s

Bashkimi Evropian [BE] ka ngritur padi ndaj gjigantit farmaceutik AstraZeneca.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi BE konsideron që AstraZeneca nuk ka respektuar kontratën e saj për furnizimin me vaksina të Covid-19 dhe për mos-përgatitjen e një plani “të qëndrueshëm” për të siguruar me kohë dërgesat, ka treguar Komisioni Evropian të hënën.

Të  gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së e kanë mbështetur këtë veprim, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Zëdhënësi i BE-së tha në një konferencë për shtyp:

“Komisioni ka nisur të premten një betejë legale kundër AstraZenecas.

Disa prej kushteve të kontratës nuk janë respektuar dhe kompania nuk ka qenë në pozicionin që të vije me një strategji të qëndrueshme për të siguruar me kohë dërgesat e dozave.

Duam ta bëjmë të qartë se ka një dërgesë të shpejtë të numrit të mjaftueshëm të dozave për qytetarët evropianë që e kanë këtë të drejtë dhe të cilëve iu është premtuar me bazën e kësaj kontrate.”

Shpërndaje në: