Bashkëshortja e Rexhep Selimit për vdekjen e Haxhi Thaçit: I paharruar qoftë kujtimi për të

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit”, shkroi Selimi në Facebook.
Ajo ka shtuar se në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit, duke thënë: “I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin.”