Bashkëshortja e Lorik Canës publikon foton e parë me vajzën e porsalindur
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë.
Monika solli në jetë një vajzë dhe i vendosën asaj emrin Enkelejda, një emër të cilin Loriku e kishte menduar prej kohësh.
Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çifti janë kujdesur mos të mos e shfaqin në publik.
Mirëpo sot Monika ka publikuar foton e parë me vajzën, dorën e vogël të së cilës e mban në gjoks.
Kujtojmë që Loriku dhe Monika janë prindër edhe të një djali me emrin Bojken.