Bashkëshorti i Kamala Harrisit tallet me Donald Trumpin
Kamala Harris gati sa nuk është bërë kandidate e partisë demokratike për presidente të SHBA-së.
Megjithatë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në disa tubime elektorale se po ka vështirësi në shqiptimin e emrit të saj.
Por, bashkëshorti i zëvendëspresisentes amerikane, Douglas Emhoff, “ia ka gjetur një zgjidhje” kandidatit republikan për president, përcjell Telegrafi.
Në fakt, ai është tallur me ish-presidentin përmes një videoje të publikuar në platformën X.
“Kjo është për Donald Trumpin. E di që ke probleme t’ia thuash emrin. Por, ja zgjidhja. Pas zgjedhjeve mund t’a thërrasësh zonja presidente”, tha Emhoff.
Ndryshe, Trump dhe Harris do ta dinë fatin e tyre se kush do ta udhëheqë SHBA-në pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.