Bashkëlojtari i Rashicës, Icardi e feston golin duke e bërë shqiponjën

Bashkëlojtari i Rashicës, Icardi e feston golin duke e bërë shqiponjën

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Umbraniyesporit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Turqisë.

Mauro Icardi shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren vendasve.

Madje, në njërin prej golave, Icardi festoi duke e bërë shqiponjën.

Në këtë takim në pjesën e parë luajti edhe Milot Rashica, por u zëvendësua me të nisur fraksioni i dytë.

Shqiponja ishte emblema e parë e klubit të Galatasarayt. Kjo ishte figura e një shqiponje me krahë të shtrirë me një top në sqep.

Shpërndaje në: