Bashkë me dimrin shfaqen edhe aftet, ja s’i kuroni me përbërës të lirë që i keni të gjithë në shtëpi

Bashkë me dimrin shfaqen edhe aftet, ja s’i kuroni me përbërës të lirë që i keni të gjithë në shtëpi

Nuk kishte si të ndodhte ndryhe, luhatjet e menjëhershme të temperaturave kanë shtuar edhe këtë vit radhët e gjata të fëmijëve dhe gjyshërve pranë qendrave shëndetësore. Virozat janë nëpër këmbë, ndaj bëni mirë të merrni situatën në dorë sidomos kur simptomave të temperaturës së lartë, kollës dhe hundëve të zëna, u shtohen edhe aftet.

E dimë, askush nuk i ka qejf ato flluskat e shëmtuara në gojë ose në buzë. Arsyet e shfaqjes së tyre në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë  stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të temperaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj. Në artikullin e sotëm Living do t’ju tregojmë si të trajtoni aftet në kushte shtëpie me dy përbërës që i kemi të gjithë: sodë buke dhe vaj ulliri.

Në një vazo të vogël ose filxhan kafeje bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri. Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte. Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët.

Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e pH-shit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më parë. Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyrore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.

Shpërndaje në: