Basel njofton për lëndimin e Zhegrovës – lojtari duhet të operohet

Basel njofton për lëndimin e Zhegrovës – lojtari duhet të operohet

Edon Zhegrova është lojtari i radhës nga kombëtarja e Kosovës i cili po përballet me lëndim.

Pas Arbër Zenelit që ka pësuar një lëndim, dhe Bersant Celinës që ka pasoja të Covid-19, edhe Edon Zhegrova është futur në listën e të lënduarve.

Basel njofton se kosovari ka pësuar një lëndim në meniskusin e gjurit të djathtë, gjatë ndeshjes ndaj Servette, përcjell Periskopi.

Lëndimi kërkon që lojtari t’i nënshtrohet operimit dhe ky operim do të bëhet këtë pasdite.

Kujtojmë se Zhegrova largohej nga ndeshja në minutën e 50’ ndaj Servette, pikërisht si pasojë e këtij dëmtimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: