Basel nënshkruan me Dion Kacurin
Basel ka njoftuar se ka arritur transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Dion Kacurin.
Kacuri vjen nga klubi Grasshoper, teksa ka nënshkruar kontratë me Baselin deri në vitin 2028.
Kacuri luan në pozitën e mesfushorit dhe është 19-vjeçar.
Ai është lindur në Zvicër dhe ka luajtur për grupmoshat e reja të kombëtares helvetike.