Basel bindshëm edhe në xhiron e dytë – Zhegrova tregon dhëmbët ndaj Sion, justifikon besimin e trajnerit

Basel bindshëm edhe në xhiron e dytë – Zhegrova tregon dhëmbët ndaj Sion, justifikon besimin e trajnerit

Skuadra e Basel ka arkëtuar tri pikë të reja në kuadër të Superligës së Zvicrës, kësaj radhe duke demoluar skuadrën e Sion.

Sion janë gjunjëzuar në udhëtimin në Basel, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 6:1, në një ndeshje ku spikati paraqitja e lojtarit kosovar, Edon Zhegrova, shkruan Periskopi.

Basel vulosi fatin e fituesit qysh në pjesën e parë, kur krijuan epërsi 5:0. Serinë e golave e hapi Pajtim Kasami në minutën e 4’, kurse golin në 45 minutëshin e parë gjetën edhe Lopez, Comert, Esposito e Arthur. I pari dhe i fundit u asistuan nga Edoni.

Pasi përgatiti gjithçka për shokët, në pjesën e dytë anësori i kombëtares së Kosovës u përkujdes edhe për të shënuar. Ai dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55’, pas një depërtimi nga e djathta drejt qendrës, e cila u përcoll me një goditje të saktë me të majtën.

Mysafirët arritën të shënojnë golin e nderit tek në minutën e 88′, kur nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë Stojilkovic.

Me fitoren ndaj Sion, Basel shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve, duke ruajtur bilanc perfekt, prej dy fitoreve në dy ndeshje, si dhe tetë gola të shënuara dhe një të pësuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: