Bare: Shokët e skuadrës menduan se unë e organizova ndeshjen Spanjë – Shqipëri
Keidi Bare do të përballet kundër Spanjës në “shtëpinë” e tij, pikërisht në stadiumin “RCDE” të Espanjolit.
Mesfushori shqiptar i Espanjolit e ka pritur me padurim këtë ndeshje.
“Nuk dua ta fsheh që është një lojë shumë e veçantë për mua. Ne luajmë në fushën tonë, që do të jetë si në shtëpi për mua kundër Spanjës. Unë jam këtu për një kohë të gjatë dhe është një vend që më ka dhënë gjithçka. Gjëja më e rëndësishme është që jam në stadiumin tim. Jam i qetë, edhe pse nuk e di nëse do të më duartrokasin të shtunën. Zyrtarë të Kombëtares kanë qenë këtu duke kontrolluar ambientet, fushën dhe dhomat e zhveshjes. E vërteta është se nuk mund të ankohen.Kur shokët tek Espanyoli mësuan që do të luhet Spanjë-Shqipëri në stadiumin tonë, menduan se unë e kisha organizuar ndeshjen, por nuk është kështu”, deklaroi dje.