Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim
Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve nga UEFA dhe këtë e ka njoftuar gazeta gjermane ‘Welt am Sonntag’.
Sipas gazetës në fjalë, sanksioni i mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA lidhet me mosrespektimin e ‘Fair-Play’-it financiar nga klubi spanjoll.
Nga ana tjetër, siç raportohet nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG-në, Manchester Cityn dhe Milanin, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e organizuara prej saj.