Barcelona reagon me komunikatë zyrtare: Messi më nuk është lojtar i yni, i dëshirojmë çdo të mirë
Barcelona ka dalë me komunikatë zyrtare duke thënë se Messi nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin.
U raportua për një kthesë sensacionale në negoaciata, të cilat u tha se kanë arritur në një pikë ku nuk ka më kthim prapa dhe gjashtë herë ‘Topi i Artë’ do të largohet, transmeton Periskopi.
Tash edhe Barça e ka konfirmuar këtë lajm me një komunikatë zyrtare.
Më poshtë, reagimi i plotë:
”Pavarësisht se Barcelona dhe Messi kishin arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës sot, kjo nuk mundi të ndodhë për shkak të pengesave financiare.
”Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona. Të dy palët thellësisht pendohen që nuk u përmbushën dëshirat e lojtarit dhe klubit.
”Klubi shpreh mirënjohje ndaj lojtarit për kontributin në klub dhe i uron të gjitha të mirat.” /Periskopi.com/
LATEST NEWS | Leo #Messi will not continue with FC Barcelona
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021