Barcelona po shndërrohet në skuadër për mesin e tabelës – mezi mposht Dynamo Kievin.

Barcelona po shndërrohet në skuadër për mesin e tabelës – mezi mposht Dynamo Kievin.

Barcelona ka regjistruar një fitore minimale kundër Dynamo Kievit, me rezultat 1-0, në kuadër të Champions Leagues.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Gerard Pique në minutën e 36-të, pas asistimit nga Jordi Alba, shkruan Periskopi.

Ishte një ndeshje e plogësht, me blaugranët që dalë ngadalë po shndërrohen në Milanin e Spanjës, teksa gjithnjë e më normale po duket ta shohim atë larg kreut të tabelës.

Në fakt, pas kësaj fitoreje, Barca ka siguruar një vend që e dërgon në Europa League me vetëm tri pikë nga tri ndeshje në Grupin E.

Barcelona zë vendin e tretë, teksa të parin dhe të dytin e zënë Bayern Munich respektivisht Benfica. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: