Barcelona pas Pavard

Barcelona pas Pavard

Barcelona është mjaft aktive në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Klubi “Blaugrana” e shiti Hector Bellerinin në Sporting dhe dëshiron që ta sigurojë një mbrojtës të krahut të djathtë për pjesën e dytë të sezonit.

Edhe pse është e vështirë dhe thuajse e pamundur, gjiganti katalunas do të mundohet ta transferojë Benjamin Pavardin e Bayern Munichut.

Ekipi i Nagelsmann së fundmi u përforcua me Joao Cancelon, i cili kështu ia rrezikon pozitën e titullarit futbollistit francez.

Sidoqoftë, mediat katalunase raportojnë se më i mundshëm transferimi i përfaqësuesit francez është në verën që vjen.

Ajo që e bën Barçën të shpresojë është se Pavard e ka të njëjtin menaxher me Robert Lewandowskin dhe kjo i lë krejt mundësitë e hapura.

Një shpresë e vogël, edhe pse kjo do të ishte një marrëveshje e vështirë dhe e komplikuar të kryhet në orët e fundit të afatit kalimtar

Shpërndaje në: