Barcelona paralajmëron dënime për Dembelen dhe Griezmannin pas racizmit të treguar kundër aziatikëve
Barcelona ka reaguar përmes një komunikate zyrtare për rastin e Dembeles dhe Griezmann, ku e ka cilësuar sjelljen e futbollsitëve të papranueshme dhe se do të merren masa të brendshme ndaj tyre sipas rregullores së brendshme të klubit.
Dyshja ishte në hotelin e Kombëtares së Francës ku në dhomë ishin edhe dy aziatikë që ishin deleguar për ta rregulluar televizorin e sallës, kur francezi nisi komentet raciste ndaj tyre.
Video u bë virale në internet ku pas këtyre komenteve, ka reaguar Drejtori ekzekutiv i Rakuten, Hiroshi Mikitani, i cili i ka cilësuar komentet e francezit të papranueshme.
Deklarata e Barcelonës:
“FC Barcelona shpreh keqardhje të thellë për pakënaqësinë mes tifozëve dhe partnerëve japonezë dhe aziatikë të Klubit tonë të shkaktuar nga një video që u shfaq disa ditë më parë në mediat sociale në të cilën dy lojtarë të ekipit të parë (Ousmane Dembélé dhe Antoine Griezmann) shfaqën mungesë respekti në qëndrimin e tyre ndaj disa punonjësve në hotelin në të cilin po qëndronin”, u shpreh klubi.
“Lojtarët tashmë kanë treguar keqardhjen e tyre dhe u kanë kërkuar falje tifozëve dhe partnerëve japonezë, diçka që klubi e vlerëson”, tha Barcelona.
“Sidoqoftë, FC Barcelona rezervon të drejtën për të marrë masat e brendshme që i konsideron të përshtatshme”, deklaroi Barcelona.