Barcelona nis bisedimet me Araujon për një kontratë të re

Barcelona nis bisedimet me Araujon për një kontratë të re

Ronald Araujo ka qenë në krye të mediave në disa raste gjatë muajit të fundit, pasi bëhet e qartë se Barcelona do të duhet të shesë një nga futbollistët kryesorë në verë.

Pas interesimit nga Bayern Munichi, disa e kanë lidhur atë me një kalim në Premierligë.

Araujo ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, tha të enjten se do të rinovonte kontratën me lojtarin për “tërë jetën” nëse do të mundej, por ka ende pikëpytje rreth të ardhmes së mbrojtësit.

Barça po bën gjithçka që mundet për ta mbajtuar uruguaianin në skuadër. Siç raportohet nga gazetari, Matteo Moretto, “Blaugranët” kanë nisur bisedimet me të disa javë më parë në lidhje me një kontratë të re.

Gjithsesi, mbetet të shihët nëse edhe trajneri i ri i Barcelonës, që do të zëvendësojë Xavin pas sezonit aktual, do të luajë rol në një rinovim eventual të kontratës së 24-vjeçarit.

Shpërndaje në: