Barcelona mund t’ia shkëpusë Lewandowskit kontratën

Barcelona mund t’ia shkëpusë Lewandowskit kontratën

Kjo është njëra prej klauzolave më interesant në kontratën e polakut.

Robert Lewandowski duket se është adaptuar menjëherë te Barcelona, pasi që ai ka pasur një start fantastik këtë sezon.

Polaku ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të La Ligës deri me tani, në të cilat ai ka startuar në të gjitha.

Megjithatë, Barcelona ka siguruar një klauzolë në kontratën e tij që i jep atyre mundësinë t’ia shkëpusin kontratën atij në vitin e katër nëse ai luan 55 për qind të ndeshjeve më pak në vitin e tretë.

Que t’hi jugues e ka shpalosur këtë detaj në kontratën e Lewandowskit, i cili këtë verë nënshkroi kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit 2026.

Sulmuesi është në një formë të shkëlqyeshme, por drejtorët e klubit kanë dashur të sigurohen që nëse ai nuk e arrin një nivel të caktuar dhe nuk është në gjendje të luajë në një numër ndeshjesh, ata mund t’ia shkëpusin kontratën.

Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën

E njëjta media po ashtu ka treguar se sa para do të fitojë ish lojtari i Bayern Munchen. Këtë sezon ai do të këtë pagë 10 milionë euro, në sezonin 2023/24 ajo do të rritet në 13 milionë euro dhe në sezonin 24/26 do të shkojë në 16 milionë euro.

Në sezonin e fundit, 25/26, nëse ai qëndron, paga e tij do të zbret 13 milionë euro. Por si shtesë, do të këtë edhe bonuse me kusht tituj, që shkojnë nga 300 000 euro për fitimin e La Ligës deri në 1 milion nëse fiton tripletën.

Fitorja e Kupës së Mbretit si e vetme nuk sjell ndonjë bonus, ajo duhet të jetë e kombinuar me dy trofe të tjerë: La Ligën ose Ligën e Kampionëve.

Barcelona arriti ta transferojë Lewandowskin për 45 milionë euro plus pesë milionë me variabla. Ardhja e lojtarit ishte një vendim i përbashkët i bordit dhe stafit të trajnerëve. Xavi është i kënaqur me polakun këto ndeshje.

Shpërndaje në: