Barcelona mund të shpallet sonte kampione në Spanjë
Barcelona mund të shpallet që sonte edhe matematikisht kampione në La Liga për sezonin 2022/23.
Skuadra e drejtuar nga Xavi do të luajë në udhëtim ndaj rivalit lokal, Espanyol, me fillim prej orës 21:00.
Barcelona ka grumbulluar 82 pikë nga 32 ndeshje të zhvilluara deri më tani, 11 më shumë se Real Madridi, që momentalisht ka një ndeshje më shumë.
Atletico Madridi, që është i treti në tabelë me 69 pikë, e luan sot gjithashtu ndeshjen e javës së 34-t, kundër Elches.
Kësisoj, Barcelona me një fitore eventuale ndaj Espanyolit, do të siguronte edhe matematikisht titullin e parë të kampionit që prej vitit 2019.
Rezultate tjera do të shtynin festën e Barçës, që megjithatë e ka në duar trofeun e më të mirit për këtë sezon në La Liga.
Barcelona numëron 26 tituj kampioni në Spanjë.