Barcelona mund të regjistrojë gjithë futbollistët me uljen e pages së Piques
Barcelona ka hapur negociatat e reja për rinovimin e kontratës së Gerrard Pique.
Barcelona thuhet se po planifikon për t’i ofruar spanjollit një kontratë të re, por me një ulje drastike të pagës së tij.
Kështu ka raportuar gazetari nga “COPE”, Victor Navarro. Sipas tij, Pique do të nënshkruajë kontratën e re pasi ai dëshiron t’i ndihmojë klubit në çdo mënyrë të mundshme.
Kujtojmë se Barcelonës i janë paraqitur disa vështirësi në regjistrimin e përforcimeve të verës, gjë që i ka detyruar zyrtarët e klubit të kërkojnë nga 35-vjeçari të pranojë edhe një ulje të pagës.
Kontrata aktuale e Gerard Piques me Barcelonën skadon më 30 qershor 2024. Pra, kohëzgjatja e kontratës pritet të jetë e njëjtë, por me ulje drastike të pagës.
Mbrojtësi spanjoll pati një takim me zyrtarët e Barcelonës, përfshirë presidentin Joan Laporta javën e kaluar, ku thuhet se mund të jetë diskutuar reduktimi i mundshëm i pagave. Ajo që tani mbetet për t’u parë është nëse gjesti i mbrojtësit veteran është i mjaftueshëm për të ndihmuar klubin të arrijë “Fair Play”-in Financiar.
Barcelona will be able to register everyone with the completion of the fourth economic lever & Gerard Pique’s salary reduction… ?
Via @gerardromero pic.twitter.com/kjcaE9R1US
— SPORTbible (@sportbible) August 8, 2022