Barcelona merr dritën e gjelbër nga La Liga, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Messit

Barcelona merr dritën e gjelbër nga La Liga, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Messit

FC Barcelona tashmë ka marrë ‘OK’ nga Liga për planin e qëndrueshmërisë që ka prezantuar disa javë më parë për dy sezonet e ardhshme.

Në këtë mënyrë, Barça tashmë ka dritën jeshile për të gjitha operacionet që klubi i Barcelonës duhet të kryejë për sezonin e ardhshëm.

LaLiga e ka pranuar përpjekjen e bërë nga klubi i Barçës dhe kursimet e bëra në muajt e fundit, transmeton Gazeta Express.

Tani që plani është miratuar, përveçse mund të regjistrohen kontratat e futbollistëve tashmë të rinovuar si Ronald Araujo dhe Gavi, mund të kompletohet edhe marrëveshje me Iñigo Martínez.

Dhe, më e rëndësishmja, katalonasit do të jeë në gjendje t’i dërgojnë një ofertë zyrtare Leo Messit.

Dje, të hënën, Joan Laporta dhe Jorge Messi u takuan në përpjekje për t’iu afruar pozicioneve me synimin për një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas.

Me ‘OK’ të Ligës në planin e qëndrueshmërisë, Barça tashmë mund të negociojë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Shpërndaje në: