Barcelona me ultimatum për Dembelen

Barcelona me ultimatum për Dembelen

E ardhmja e Dembeles është ende e paqartë. Sulmuesi francez po hyn në muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe rinovimi nuk po ndodh.

Dembele nuk po pajtohet me kushtet që ia ka ofruar klubi katalonas dhe kërkon të paguhet më shumë, përkundër vështirësive financiare të blaugranëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur nga mediat spanjolle se Barcelona ka vendosur që ta presë deri nesër Dembelen.

Nëse nuk ka përgjigjje nga ai, klubi do t’i konsiderojë të përfunduara bisedimet dhe lojtari mund të largohet ose në janar me pak para, ose falas në verë.

Largimi falas i Dembeles do të ishte i dëmshëm për Barcelonën, marrë parasysh faktin se ata paguan rret 125 milionë euro për shërbimet e tij.

Aventura e francezit te Barcelona u përshkrua me shumë lëndimi dhe lojtari nuk arriti asnjëherë të tregonte gjithë potencialin që posedonte.

Shpërndaje në: