Barcelona me plan specifik për Dembele – kontratë bazuar në numrin e paraqitjeve të tij

Barcelona me plan specifik për Dembele – kontratë bazuar në numrin e paraqitjeve të tij

Sulmuesi francez nuk do të ketë reduktime në pagë, nëse ia del të jetë i gatshëm fizikisht.

Situata e Ousmane Dembele është qartësuar me ardhjen e Xavi Hernandez në krye të stolit Blaugrana. Spanjolli u shpreh se “Rinovimi i kontratës me Dembele është prioritet”.

Ditët kalojnë derisa Barcelona nuk ka arritur akoma të mbyllë marrëveshjen me francezin. SPORT mëson se katalanët po tentojnë të gjejnë një mënyrë speciale për të zgjidhur situatën delikate, përcjell Periskopi.

Mateu Alemany, drejtor sportiv i Barcës, po propozon për një kontratë që varet nga numri i paraqitjeve të lojtarit, pasi që nga ardhja e tij, ai qëndroi pothuajse më shumë i lënduar.

Barca është gati t’i ofrojë pagën lojtarit, por me kushtin që ajo reduktohet kur ai nuk është i gatshëm për lojë.

Por, e mira e kontratës është se ai mund të fitojë më shumë sesa shkruan, nëse prek bonuset. Por, kryesisht kontrata varet nga aftësia e tij për të qëndruar i gatshëm fizikisht. /Periskopi/

Shpërndaje në: