Barcelona me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Bayernit
Barcelona shfaqi siguri mbrëmë duke e mundur Athletic Bilbaon me rezultat 4:0 në La Liga.
Por, jo e gjithë nata ishte me gëzime për gjigantin katalunas.
Kjo pasi “Blaugrana” i humbën dy lojtarë të rëndësishëm në “Camp Nou” para ndeshjes me Bayern Munichun, që do ta luajnë të mërkurën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi Sergi Roberto e pësoi një lëndim të rëndë në krahë, i cili do ta lë atë jashtë fushës së blertë për disa muaj, që nënkupton se ai mund ta humbë Botërorin, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm.
Gjithashtu, edhe mesfushori i ri, Gavi u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë për një lëndimi që e pësoi.
Të dy pritet të mungojnë në duelin e mesjavës, derisa Barça ka shumë pak gjasa për të përparuar në fazën tjetër të Championsit.
Katalunasit duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë që Interi të mos e fitojë asnjërën lojë në grup.