Barcelona me deklaratë zyrtare pas arrestimit të Bartomeut

Barcelona me deklaratë zyrtare pas arrestimit të Bartomeut

Ditën e sotme është arrestuar ish presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeut, bashkë me të paktën dy zyrtarë tjerë të lartë të klubit, shkruan Periskopi.

Administrata e Bartomeut është akuzuar qe një kohë të gjatë se e ka paguar një kompani të PR-it të quajtur I3 për t’u marrë me ndërtimin e imazhit online të klubit.

Në lidhje me atë që ka ndodhur, Barcelona pranon se policia ka zbarkuar në klub për të kërkuar informacion dhe për të marrë dokumentacione të ndryshme për të vijuar me hetimet.

Ndër tjera në reagim thuhet: “Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritet ligjore dhe policore për të ndihmuar në zbulimin e fakteve që janë objekt i hetimit. /Periskopi

 

Shpërndaje në: