Barcelona ka vendosur të mërkurën që Xavi të jetë trajner i skuadrës
Xavi Hernandez me shumë gjasë do të jetë trajner i Barcelonës.
Raportimet e fundit nga Gerard Romero, gazetari spanjoll, bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje mes Xavi dhe Barcelonës.
Thuhet se skuadra ka vendosur qysh të mërkurën e kaluar që të emërojnë Xavin si kryetrajner, përcjell Periskopi. Aty ishte arritur dakordimi edhe për kushtet në aspektin ekonomik.
Por, pas asasj mbrëmje, Laporta ka kthyer çdo gjë përmbys duke i dhënë besimin Koeman për të vazhduar.
Mbetet të shihet nëse marrëveshja e së mërkurës do të fuqizohet gjatë javëve në vazhdim, apo do të pritet deri në fund të sezonit. /Periskopi/