Barcelona ka marrëveshje me yllin e Chelseat, zyrtarizimi bëhet në fund të sezonit
Kapiteni Cesar Azpilicueta mesa duket në fundin e sezonit do largohet nga Chelsea, për t’iu bashkuar Barcelonës.
Klubi katalunas dhe Aziplicueta kanë arritur marrëveshje që do bëhet zyrtare në fundin e sezonit, kur lojtari të bëhet agjent i lirë.
Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, derisa këtë gjë mund ta ndryshojnë vetëm disa detaje të vogla personale.
Azpilicueta është një ndër futbollistët e shumtë që iu skadon kontrata në verë te Chelsea, derisa nuk ka gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për rinovimin e kontratës që disa muaj.
Ndërkohë, pos Azpilicuetas, nga Chelsea pritet të largohet edhe Antonio Rudiger, veçse ky i fundit nuk do transferohet në “Camp Nou”, por raportohet për kalimin te rivali i përbetuar, Real Madrid./Lajmi.net/