Barcelona i bën presion Ansu Fatit që të largohet nga klubi para 31 janarit
Barcelona po i bën presion Ansu Fatit që të largohet nga klubi para 31 janarit kur mbyllet merkato e transferimeve, raporton Sport.
Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barca, veçanërisht në huazim pas përvojës së keqe që pati në Brighton vitin e kaluar.
Megjithatë, të gjitha sinjalet nga klubi janë se ai do të mbetet në pankinë nëse nuk largohet menjëherë.
Një nga klubet e pakta që ka shfaqur interes për sulmuesin është Sevilla, por Barça nuk ka marrëdhënie të mira me ta dhe nuk ka financa për të paguar pagën e tij.
Një tjetër opsion për spanjollin do të ishte të lëvizte jashtë pesë ligave më të mira të Evropës. Është raportuar se Fenerbahçe dhe disa klube të tjera turke kanë shfaqur interes./GazetaBlic Sport