Barcelona humbet apelin për kartonin e kuq të Ferran Torres

Barcelona humbet apelin për kartonin e kuq të Ferran Torres

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres do të këtë dy ndeshje suspendim pasi që u përjashtua me të kuq në vikendin e kaluar ku pati një përleshje me mbrojtësin e Atletico Madridit, Stefan Savic

Blaugrana zyrtarisht e apeloi vendimin për ndalimin e futbollistit të tyre, por La Liga e ka mohuar këtë mocion, duke bërë që ata të jenë pa Torresin për dy ndeshjet e ardhshme. Sulmuesi kapi për qafe dhe flokë Savicin dhe dy bën pak mundje gjatë kohës shtesë në Wando Metropolitano vikendin e kaluar. Është thënë që ata do të suspendohen për tri ndeshje por asnjëri futbollist nuk u lëndua, duke bërë që zyrtarët e ligës t’i suspendojnë të dy futbollistët për dy ndeshje.

Barca ka mungesa tani në sulm. Robert Lewandowski është i suspenduar për në dy ndeshjet e radhës së La Ligës pasi bëri një gjest të turpshëm ndaj arbitrit në nëntor. Ansu Fati, në anën tjetër, është në një formë të tmerrshme.

Trajneri Xavi e mbështeti futbollistin e tij pas ndeshjes, duke thënë që Torres bëri dallimin në fitoren 1-0 të Barcës kur hyri në ndeshje nga banka. “Po ashtu, ishte një fitore e rëndësishme pa Lewyn, për shkak se ai është futbollist kyç për ekipin”, tha ai për Tribuna. “Neve na ka munguar ai nën këtë presion. Ferran e ka kryer këtë punë kur ka qenë në lojë, por Lewy është shumë futbollist i rëndësishëm për ne. Me Kessie dhe Ferran ne mund të luajmë në pjesën e fushës kundërshtare përsëri”.

Shpërndaje në: