Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Dembele – pritet rinovimi i kontratës

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Dembele – pritet rinovimi i kontratës

Barcelona dhe Ousmane Dembele janë afër që të mbyllin marrëveshjen për kontratën e re.

Lojtari francez pritet të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Barcelonës, së paku për dy vite, transmeton Periskopi.

Raportimet nga ‘Sport’ bëjnë të ditur se Dembele pritet të vë firmën e tij në një kontratë që do të vlejë deri në vitin 2023 ose 2024.

Flitej se lojtari mund  të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë kësaj merkatoje, por situata ka marrë drejtim tjetër gjatë javës së fundit.

Dembele do të jetë jashtë fushave deri në nëntor, si pasojë e një lëndimi. Kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme dhe Barca duan të rinovojnë para se ai të jetë i lirë me parametra zero.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit mes Barcës dhe Dembele. /Periskopi/

Shpërndaje në: