Barcelona e bën Granadan të duket si Real Madridi: Barazon me një lojtar më pak dhe në minutën e fundit
Barcelona vërtetë ka pasur një rënie drastike në dy-tri vitet e fundit.
Nga ‘mbretërit’ e botës, janë shndërruar në skuadër mediokër që lufton për mesin e tabelës.
Kështu doli të jetë edhe sonte, teksa barazoi 1-1 si mysafir i Granadas.
Ishin katalunasit ata që kaluan të parët në epërsi me anë të një goli nga De Jong në minutën e 57.
Mirëpo, gjërat u komplikuan për mysafirët kur Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke e lënë Barcën me një lojtar më pak në fushë.
Dhe avantazhin numerik e shfrytëzoi për mrekulli Granada, e cila në minutën e 89 barazoi përmes Puertas për rezultatin përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në pozitën e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Granada ngjitet në të 12-tën me 24 pikë. /Periskopi.com/