Barcelona – Dynamo Kiev: Këto janë formacionet startuese

Barcelona – Dynamo Kiev: Këto janë formacionet startuese

‘Blaugranët’ zhvillojnë sonte një ndeshje vendimtare.

Barcelona e pret në shtëpi Dynamo Kievin nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Pas dy xhirove të luajtura befasish Barça gjendet në pozitën e fundit pa pikë, kurse Dynamo Kiev ka një pikë në vendin e tretë.

Duke marrë parasysh gjendjen në tabel ‘Blaugranët’ sonte kanë opsion të vetëm fitoren, kurse ukrainasit do të mundohen të shkaktojnë befasi dhe të marrin të paktën një pikë në shtëpi.

Këto janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Busquets, Depay, Lenglet, L.De Jong, Alba, Mingueza, Gavi, F. De Jong

Dynamo Kiev: Buschan, Sydorchuk, Shaparenko, De Pena, Tsygankov, Mykolenko, Zabarnyi, Buyalskiy, Syrota, Supryaha, Kedziora

Shpërndaje në: