Barcelona do të apelojë për kartonin e kuq të Jordi Albas

Barcelona do të apelojë për kartonin e kuq të Jordi Albas

Performanca e gjytarit, Antonio Mateu Lahoz, dje në derbin e rivalëve lokal, Barcelonës dhe Espanyolit, është debatuar shumë.

Lahoz ndau 16 kartonë të verdhë dhe dy të kuq në këtë ndeshje, e cila në fund u mbyll baras 1:1.

Jordi Alba i Barcelonës dhe Vinicius Souza i Espanyolit ishin futbollistët që u ndëshkua me të kuq dhe u përjashtuan nga ndeshja.

“Marca” ka raportuar se Barcelona do të apelojë për rastin e mbrojtësit të tyre.

Në rast se ankesa e Barcelonës pranohet, Alba do të jetë në dispozicion për ndeshjen e vështirë të së dielës, kundër Atletico Madrid.

Shpërndaje në: