Barcelona dhe Atletico po punojnë për shkëmbimin Depay-Carrasco
Saga e transferimit të Memphis Depay po nxehet, me holandezin që tani është lojtari i vetëm i përfshirë në negociatat mes Barcelonës dhe klubeve të ndryshme.
Atletico Madrid ende duket si destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, i cili ka shumë të ngjarë të largohet nga Camp Nou këtë muaj. Interi ishte i lidhur, por nuk duket se është kështu.
Barcelona do ta lërë Depay të largohet vetëm nëse i përshtatet një marrëveshje dhe me situatën e pasigurt financiare të klubit, ata do të jenë të ‘ashpër’ me çdo kërkues.
Nëse një klub dëshiron të blejë sulmuesin, Barça do të kërkojë 7 milionë euro. Meqë Atletico nuk ka gjasa të paguajë këtë shumë, një marrëveshje shkëmbimi mund të jetë më e mundshme.