Barcelona dhe Atl Madridi i bëjnë favor të madh Real Madridit, ‘mbretërit’ në pole pozicion për titull

Barcelona dhe Atl Madridi i bëjnë favor të madh Real Madridit, ‘mbretërit’ në pole pozicion për titull

Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një barazim pa gola në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në La Liga.

Ishte një përballje drithëruese, që mund t’ia dhuronte titullin njërës apo tjetrës, teksa barazimi i shkonte për shtati Real Madridit, shkruan Periskopi.

Të dy skuadrat sot patën raste shumë të mira shënimi, me Atleticon që dominoi dukshëm në pjesën e parë, ndërsa katalunasit në të dytën.

Pas këtij barazimi, Atl Madrid kryeson me 77 pikë, tri më shumë se Real Madridi në vendin e tretë, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Në rast se Real Madridi fiton ndeshjen që e ka në dorë, atëherë do të rrëmbente vendin e parë dhe në rastin hipotetik se të dy skuadrat fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund, atëherë Reali do të shpallej kampion pasi ka mposhtur dy herë rivalin lokal në kampionat këtë sezon. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: