Barcelona-Brazili më 1999 është një prej ndeshjeve më të çuditshme në histori të futbollit

Barcelona-Brazili më 1999 është një prej ndeshjeve më të çuditshme në histori të futbollit

Në aspektin e ndeshjeve më të çuditshme të futbollit në histori, Barcelona kundër Brazilit është qartazi në vendin e parë në listë.

Për ta markuar 100-vjetorin e Barcelonës më 1999, Kombëtarja e Brazilit udhëtoi drejt ‘Camp Nou’ në një ndeshje bizare ekzibicionale, transmeton Periskopi.

Barcelona atë kohë drejtohej nga Louis van Gaal. Holandezi luajti me një formacion të fuqishëm, me emra si Luis Figo, Luis Enrique, Pep Guardiola dhe Patrick Kluivert.

Ndërkohë, Brazili filloi ndeshjen me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit të kohës.

Roberto Carlos, Rivaldo, Romario dhe Ronaldo ishin në mesin e atyre që startuan.

Më poshtë formacioni startues i Barcelonës…

p1f1kp0a2a16l51aun1d4l2nrj92e.jpg

Dhe ky ishte i Brazilit…

p1f1kovjsa1ikt14j1equ1tvk1fiub.jpg

Legjenda gjithandej.

Ishin edhe disa lojtarë që luajtën vetëm falë fatit, siç është rasti i Rafael Scheidt, i cili konsiderohet edhe sot si një prej transferimeve më të dështuara në histori të Celticut.

Pra, çka ndodhi gjatë ndeshjes?

Ronaldo, i cili ishte lojtar i Interit atë kohë, hapi llogarinë e golave me një finish tipik klas.

p1f1kp7pc61p7en1617dghjl9nmg.jpg

Sulmuesi i klasit botëror hutoi portierin Ruud Hesp, para se të shënonte.

Luis Enrique pastaj barazoi me një volej nga afërsia.

p1f1kpa8jg1h4a16741717199r19qki.jpg

Rivaldo, i cili ishte futbollist i Barcelonës atëbotë, riktheu avantazhin prej një golit të Brazilit me një gol brilant me të majtën nga afërsia e zonës.

p1f1kpag3cla21pnf5821coocelk.jpg

Mirëpo, ndeshja përfundoi 2-2, pasi Philip Cocu përfitoi nga një huti në zonën e ‘Selecao’.

p1f1kpaml1i4k198v1vjjqm6c4m.jpg

Shikoni golat më poshtë.

Videoja përfundon me Ronaldon dhe Figon, dy prej lojtarëve më të mirë të epokës, duke shkëmbyer fanellat. /Periskopi.com/

p1f1kpbuv9fpat5k8dh1830pdto.jpg

Shpërndaje në: