Barcelona – Benfica, formacionet zyrtare të ndeshjes

Barcelona – Benfica, formacionet zyrtare të ndeshjes

Sonte do të përcaktohen katër skuadrat e para që do ta sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tetë ekipe do të zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së kësaj gare prestigjioze.

Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë edhe ajo mes Barcelonës dhe Benficës, e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 0 me 1 në të mirë të skuadrës spanjolle, e cila ka si mision që ta ruajë dhe ta thellojë atë.

Ja formacionet zyrtare të këtij takimi:

Barcelona: Szczesny; Kounde, Araujo, Inigo Martinez, Balde; Dani Olmo, De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Raphinha, Lewandowski

Benfica: Trubin; Tomas Araujo, Antonio Silva, Otamendi, Dahl; Kokçu, Aursnes, Florentino; Aktürkoglu, Pavlidis, Schjelderup

Shpërndaje në: