Barça vs Bayern, Inter vs Real dhe Liverpool vs Milan, super ndeshjet e para në Champions

Barça vs Bayern, Inter vs Real dhe Liverpool vs Milan, super ndeshjet e para në Champions

UEFA tashmë ka zbuluar kalendarin e të gjitha ndeshjeve të para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sezoni i ri në Champions League do të nisë në shtator me 14, në orën 18:55 do të përballen Young Boys me Unitedin dhe Sevilla me Salzburgun.

Kampioni aktual, Chelsea, e nis mbrojtjen e titullit të martën, në shtëpi kundër Zenitit.

Atë ditë do të jenë shumë sfida, por nën hijen e super sfidës Barcelona vs Bayern, që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ndërsa të mërkurën do të ketë sfida shumë më interesante, por të gjitha do të jenë nën hijen e dueleve; Liverpool vs Milan dhe Inter vs Real Madrid.

Champions League – XHIRO e 2-të:

Ndeshje interesante do të ketë edhe në xhiron e dytë, të martën me 28 shtator.

E gjithë vëmendja do të jetë te super sfida mes Manchester City dhe Paris Saint Germain.

Derisa të mërkurën me 29 shtator, vëmendja do të jetë te super dueli mes Juventusit dhe Chelseat, përcjell Express.

Shpërndaje në: