Barca ‘refuzon’ të përshëndetet me Messin: Çfarë po ndodh në konferencën për shtyp të Laportas

Barca ‘refuzon’ të përshëndetet me Messin: Çfarë po ndodh në konferencën për shtyp të Laportas

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, do të paraqitet pas pak minutave në një konferencë për shtyp.

Tema për të cilën do të flas presidenti i Barcelonës lidhet me rastin e largimit të Lionel Messi nga skuadra.

Por, vëmendje para fillimit të konferencës ka marrë një detaj nga ‘Barca TV’, përcjell Periskopi. Ata nuk janë duke transmetuar videon lamtumirëse të përgatitur për Messin, duke shtyrë të mendohet se as konferenca nuk do të konfirmojë një gjë të tillë.

Kujtojmë se Messi kishte paraprakisht marrëveshje me Barcelonën, por gjithçka u rrënua si pasojë e rregullave të La Liga për pagat.

Konferenca e Laporta planifikohej të fillonte në ora 11:00. Periskopi do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet që do të dalin nga konferenca./Periskopi/

Shpërndaje në: