Barca e nis frikshëm edhe pa Messin, shënon në më pak se 20 minuta me anë të Pique

Barca e nis frikshëm edhe pa Messin, shënon në më pak se 20 minuta me anë të Pique

Barcelona e ka nisur mjaft mirë ndeshjen e parë në La Liga këtë edicion.

Skuadra katalane ka zhbllokuar rezultatin kundër Sociedad në më pak se 20 minuta lojë, shkruan Periskopi.

Ishte Memphis Depay ai që dërgoi një harkim të mirë në zonë, të cilit iu përgjigj Gerard Pique.

Goli i Pique i jep kështu epërsinë skuadrës së Barcelonës, mbi të cilën ka shumë dyshime për sukses, pas largimit të Leo Messi.

Më poshtë mund ta shihni golin e Pique. /Periskopi/

Shpërndaje në: