Barca do të kompensohet për dëmtimin e Dembeles

Barca do të kompensohet për dëmtimin e Dembeles

Barcelona do të përfitojë 2.9 milionë Euro si kompensim për dëmtimin e futbollistit të saj Osman Dembele, i cili shfaqi probleme fizike gjatë një takimit të Euro 2020.

Sulmuesi 24-vjeçar u detyrua të dilte nga loja si pasojë e një problemi në gju në takimin që Franca pati kundër Hungarisë.

Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se ai duhet që t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të qëndrojë jashtë fushe për të paktën 4 muaj.

Gazeta sportive spanjolle “Mundo Deportivo” raportoi se FIFA do t’i paguajë klubit kalanas shifrën e lartë referuar rregullores.

Barcelona do të përfitojë 20 mijë Euro çdo 24 orë që francezi qëndron jashtë i padisponueshëm, nëse ai mungon më shumë se 24 ditë.

Kur Dembele u bë pjesë e blaugranave në vitin 2017, priteshin gjëra të mëdha. Por pavarësisht talentit të tij, ai ka përjetuar momente të vështira në Spanjë.

Me dëmtimin e fundit në Evropian, duket se sulmuesi do të largohet si lojtar i lirë në verën e 2022.

Barça pagoi për kartonin e lojtarit të Dortmundid 145 milionë Euro, por francezi nuk ka arritur të tregojë veten për shkak të dëmtimeve.

Shpërndaje në: